Braçe:Basha s’foli për ngjarjet, por për vizitën, serbët frikë nga vetja.

Erjon Braçe përmes rrjetit social ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha për vizitën e Ramës në Beograd, duke i cilësuar ato qesharake. Gjithashtu ai ka komentuar edhe masat e marra në Beograd duke rrethuar ambasadën shqiptare atje, Braçe thekson se serbët kanë frikë nga vetja.
Braçe: Basha ka folur vetëm vizitën e Ramës, jo për ngjarjet kriminale
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe përmes rrjetit social “Facebook” ka komentuar deklaratat e kreut të opozitës, Lulzim Basha pas incidenteve të ndodhura në stadiumin e Beogradit në takimin Serbi-Shqipëri.
Sipas tij Basha është i vetmi që ka folur vetëm një herë, por për Edi Ramën jo për ngjarjet kriminale në stadium dhe tha nuk trokitet në një derë të mbyllur!!.
Duke komentuar deklaratën e Bashës, socialisti Braçe ironizon duke thënë se si mund të trokitet në një derë të hapur.
Add new comment