Blushi: Nuk ka reforma në Shqipëri përsa kohë nuk ndërhyhet në Lazarat

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i mazhorancës Ben Blushi kërkoi nga qeveria më shumë të veprojë sesa të tregojë, dhe se në Shqipëri nuk mund të ketë reforma pa ndërhyrë më parë në Lazarat.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Blushi theksoi se: “Sot ishte mundësia e fundit të themi se sa keq jemi qeverisur nga opozita, por pas kësaj dite na takon të themi se çfarë do të bëjmë për ta ndryshuar këtë realitet, cfarë reformash do të ndërmarrim, a do t’i mbajmë premtimet e fushatës?”.
Deputeti Ben Blushi i drejtoi ministrit të brendshëm pyetjen se, a do të ndërhyhet në Lazarat, ku nuk ka ditë që mediat nuk shkruajnë për këtë vend?
Sipas Blushit, nuk ka reforma në Shqipëri përsa kohë që nuk ndërhyhet në Lazarat, por bëjmë sikur nuk e shohim “ishullin e drogës”.
Më tej, Blushi iu drejtua edhe Ministrave të tjerë, duke thënë se: “Kam një pyetje për veten tonë, i pyes sot ministrat a ka të korruptuar ky vend? A do çoheni ju të thoni se kush janë ata që kanë abuzuar, që kanë shpërdoruar detyrën, a do fillojmë t’i padisim? Unë i këkroj qeverisë të shkojë më shumë përpara se mbrapa, më shumë të veprojë sesa të tregojë”.
Dita
Add new comment