Bllokohet transferimi, paratë e shqiptarëve jo më në Greqi

Paratë e shqiptarëve të depozituara në bankat greke nuk do të përfundojë në Greqi. Bankat greke nuk do të kalojnë më fitimin e tyre pranë bankave të origjinës. Ligji i ri për bankat u ndalon atyre të transferojnë pasuri në bankat e tyre mëmë. Adrian Civici, ekspert i ekonomisë, tregon për "Albanian Screen", efektet e këtij vendimi në sistemin bankar shqiptar.
"Është një kujdes i shtuar i Bankës së Shqipërisë për të garantuar transparenvën dhe stabilitetin e bankave të huaja që veprojnë në territorin e republikës së Shqipërisë. Kalimi nga filial në degë, krijon një autonomi më të madhe për këto banka që janë në Shqipëri. Krijojnë një pavarësi më të madhe në vendimmarrjen e tyre dhe nga ana tjetër procesi i mbikqyrjes nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe procesi regulativ është më konkret dhe më direkt me këto banka. Është një masë sigurie më shumë përsa i përket këtyre degëve të bankave dhe përgjithësisht sistemit bankar shqiptar", thotë Adrian Civici, ekspet i ekonomisë.
Vendimi është miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë së fundmi dhe ai nuk lejon më Bankën Kombëtare Greke dhe Alfa Bank të çojnë kapital në bankat e origjinës në Greqi. Me ligjin e ri, për bankat iu hap rruga Bankës së Shqipërisë për të kërkuar shkëputjen e filialeve të bankave të huaja nga mëmat në rast se shihte vështirësi financiare. Ky vendim ka qëllim që bankat greke të operojnë njësoj si bankat shqiptare dhe të mbrojë sitemin banka shqiptar.
Teuta Shamku
Albanian Screen
Add new comment