Berisha: Opozita të mos i rikthehet bllokimit, ndëshkim për Shqipërinë

Postuar në 22 Shtator, 2011 12:16

Pak minuta pasi Kuvendi shtyu votimin e 5 ligjeve që kërkonin 84 vota, kryeministri Berisha në një intervistë direkte televizive nga Nju Jork-u deklaroi se, nuk mirepritet një tjetër strategji bllokuese e opozitës në sallën e legjislativit.
Duke folur për seksionin shqip të "Zërit të Amerikës", kryeministri Berisha tha se do të ishte shumë e dëmshme për vendin, nëse e majta shtyrjen e votimit të ligjeve do ta bëjë për të bllokuar proceset integruese.
"Kjo situatë është e tëra e krijuar nga qëndrimet bllokuese të opozitës>në mirëpresim propozimet për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. Të njëjtën gjë themi edhe për kërkesën e opozitës për të rishqyrtuar në komisionet kuvendore, disa prej projektligjeve të hartuara nga qeveria. Por, ne urojmë që kjo të mos jetë taktikë e re bllokuese e opozitës, gjë e cila do të provohet gjatë javëve në vijim", ka deklaruar kryeministri Berisha.
Në intervistën direkte për "Zërin e Amerikës", kryeministri është pyetur edhe lidhur me pritshmëritë e qeverisë për vendimin e Brukselit më 12 tetor.
"Unë mendoj se Brukseli ka bërë punën e tij, bllokimi ka qenë dhe mbetet në Tiranë.
Kapitulli i bllokimit mund të mbyllet duke dëshmuar vullnet të hekurt për të votuar ligjet që duhen", sqaroi shefi i qeverisë.
Ai ka fajësuar opozitën dhe bllokimin që ajo i bëri Kuvendi për disa muaj, sa i takon vonesave në dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësimin në BE.
"Statusi i kandidatit, Shqipërisë i është përcaktuar me kushtet e plotësimit te kërkesave. Qeveria ka plotësuar dhe plotëson kërkesat e saj të cilat nuk kanë nevojën e ligjeve që duan 84 vota. Opozita ka përdorur pushtetin e dhënë nga qytetarët, jo për të votuar, por për të bllokuar, siç provoi të bënte me liberalizimin e vizave.
Por, me 8 maj iu dha një përgjigje plebishitare atij bllokimi", tha Berisha gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork.

Marrë nga noa.al

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ndëshkimi më i madh për Shqipërinë, është ky vetë.&nbsp;</p><p>Bojkotimi i opozitës do të ishte mëse legjitim pas vjedhje-vrasjeve që ka kryer ky.&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.