BE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:38

Foto Ilustruese
Shtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të brendshëm në takimin e fundit në Bruksel.
Kjo masë është marrë me qëllim që të zvogëlohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmerret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar.

Gjithnjë e më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Shumë prej azilkërkuesve janë romë, të cilët llogariten si refugjatë ekonomikë dhe jo të ndjekur politikë, që është parakusht për marrjen e azilit. Autoritetet gjermane i refuzojnë pothuajse të gjitha kërkesat e këtilla. Si një prej shkaqeve përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga vera e vitit 2012 për rritjen e të dhënave sociale për azilkërkuesit.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.