Bashkëpunimi bërthamor, Franca dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen

Franca dhe Britania e Madhe kanë nënshkruar nëj marrëveshje për të rritur bashkëpunimin në zhvillimin e energjisë bërthamore. Qeveria tha se marrëveshja përsërit përkushtimin britanik për energjinë nukleare si pjesë e një rruge tjetër për prodhimin e energjisë.
Marrëveshja u nënshkrua në Paris, në një samit të përbashkët mes Presidentit Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit britanik David Cameron. Dy qeveritë do të punojnë së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të forcuar aftësitë ndërkombëtare për t'iu përgjigjur emergjencave nukleare dhe për të vendosur një sistem të përbashkët për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të mira në këtë fushë.
Qershorin e shkuar, qeveria britanike bëri të ditur planet për ndërtimin e centraleve bërthamore. Deri në vitin 2025 do të ndërtohen 8 të tillë.
Albanian Screen
Add new comment