Basha: Vendimi i padrejtë. Rama të lë llogjet, të mbështesë kombëtaren.

Postuar në 24 Tetor, 2014 06:58

Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, ka reaguar në Facebook edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili përvecse e konsideron këtë verdikt të padrejtë, i kërkon Kryeministrit Edi Rama që të angazhojë shtetin me qëllim arritjen e drejtësisë për kombëtaren shqiptare.

"I padrejte vendimi i UEFA-s. Kryeministri t`i lere llogjet në FB, të angazhojë të gjitha resurset e shtetit në mbështetje të Kombëtares dhe një vendimi të drejtë bazuar mbi të vërtetën", shkruan Basha.
 
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s vendosi mëngjesin e së premtes t’i japë fitoren në tavolinë Serbisë 3-0, por jo 3 pikëshin. Dy federatat gjobiten me nga 100 mijë euro ndërsa Serbia do të luajë edhe dy ndeshje pa tifozë. Në këtë vendim UEFA nuk dha asnjë dënim sa i përket dhunës ndaj lojtarëve shqiptarë dhe koreve raciste të rreth 30 mijë tifozëve serbë ndaj shqiptarëve. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.