Atentat 26-vjeçarit në epiqendrën e kanabisit, në kërkim autorët

VLORE - Policia e Vlorës ka gjetur mbrëmjen e sotshme trupin e pa jetë të një personi në zonën e Lapardhas, e njohur si një epiqendër e kultivimit të kanabisit në Vlorë. Pas nisjes së hetiemve, policia thotë se vdekja e 26-vjeçarit Daniel Lika mund të jetë shkaktuar pas një ngjarje kriminale.
Dyshohet se viktima bashkë me 2 persona të tjerë ishin në malin Shashicë, ndërsa u ndesh në rrugë me 3 persona të tjerë të panjohur. Këta të fundit të armatosur me armë kallashnikov kanë qëlluar drejt 26-vjeçarit dhe më pas janë larguar. Ende nuk dihet identiteti i autorëve ndërsa motivet mbeten të paqarta.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative 129 që ka sinjalizuar policinë e Vlorës për ngjarjen, teksa pritet që pas ekzaminimin në laboratorin e mjeksisë ligjorë të përcaktohen dhe shkaqet reale të vdekjes.
Add new comment