Arvizu: Rama-Berisha të takohen privatisht, Rama: E pres para shqiptarëve

Postuar në 02 Tetor, 2011 13:27

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka sugjeruar sot se dy politikanët kundërshtarë Rama-Berisha duhet të nisin takimet, por në fillim të jenë private dhe më pas debate publike.

“Ndoshta do të ishte më mirë të kishin një takim privat mes tyre dhe më pas një debat publik”, u shpreh ekskluzivisht për gazetarin Spartak Koka te TvNews24 ambasadori Arvizu. Gjate prononcimit, ai theksoi se personalisht është pro debateve publike.
“Nuk e kam dëgjuar propozimin e z Rama, nuk kam hollësi specifike lidhur me këtë propozim, dhe mendoj se shumë njerëz e dinë që kisha pritur që të kishte më shumë debate gjatë zgjedhjeve në maj. Sa i përket diskutimeve mes drejtuesve të politikës është e natyrshme dhe ide e mirë. Kështu që qartazi është gjë e mirë kur palët bëjnë debate publike, kur dy palët politike kanë dialog”.
Opinioni i Arvizu u bë gjatë eventit me rastin e 20 vjetorit të rihapjes së ambasadës së SHBA në Tiranë. Ndersa kryebashkiaku Basha nuk pranoi te komentonte kete teme, pasi sic theksoi dita e sotme eshte nje dite kushtuar SHBA-se.

REAGON RAMA: BERISHËN E PRES NË DEBAT PARA SHQIPTARËVE
Pas deklaratës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka ardhur edhe reagimi i kryesocialistit Edi Rama. Në blogun e tij, lideri i opozitës ripërsëriti edhe njëherë ftesën për kryeministrin Berisha, duke deklaruar se e pret atë në debat para gjithë shqiptarëve.

“Berishën e pres në debat para shqiptarëve”. Ky ishte komenti i shkurtër i kreut të PS, me të cilën duket se do të tregojë se nuk do të ketë ndonjë takim privat mes tij e Berishës, ashtu sic rekomandoi ambasadori Arvizu.

Një ditë më parë kryesocialisti ftoi në debat publik kryeministrin Berisha, ku të analizohet pikë për pikë oferta me 10 propozimet e paraqitur nga opozita. Në këtë shkrim Rama deklaroi se oferta nuk është as ultimatum, as iluzion por rruga që cel derën europiane të vendit. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga kryeministri Berisha.

Marrë nga balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.