Arvizu: Pakti i Ramës, inkurajues. Berisha: Nuk merrem me të

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka quajtur inkurajues paktin e propozuar nga Rama për integrimin e vendit. Arvizu tha se nuk duhet humbur kohë dhe duhet nisur me reformat. Diplomati amerikan vlerësoi se rregullorja e parlamentit është një nga temat më të rëndësishme për nisjen e këtij dialogu. Por krejt ndryshe ka reaguar kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë ai tha se pakti ishte një ultimatum. “Nuk jemi pyetur kurrë kur ishim në opozitë për KLSH-në dhe guvernatorin e Bankës. Po, jam pyetur për Avokatin e Popullit dhe kam mbajtur qëndrim pozitiv në atë kohë. Ambusmani i një vendi mik më tha që ne kemi bërë një investim shumë të madh në këtë institucion. Këtë nuk ma kërkoi qeveria e kohës, ma kërkoi një mik dhe i thashë ne do ta mbështesim. Asnjë marrëveshje me qeverinë e asaj kohe nuk kishte. Marrëveshja kryesore mes qeverisë dhe opozitës është Kushtetuta. A e përjashtojnë ato një diskutim për çdo gjë me opozitën? Absolutisht nuk e përjashtojnë. Por, a nënkuptojnë ato ultimatumin dhe kushtin që përcaktoi Rama? Ajo pastaj është e tëra në kundërshtim me rregullat më elementare të demokracisë, kur një pakicë kërkon t’i diktojë shumicës legjitime, ajo nuk është gjë tjetër veçse një tirani në minorancë, e cila në çdo rast dëshmon se çfarë është e gatshme të bëjë. Çfarë interesi ka një opozitë që të hapë një treg për funksione dhe poste që Kushtetuta ia ka dhënë shumicës? Një opozitë ka të drejtë të kërkojë kritere, standarde, por nuk ka të drejtë kurrë që të bëjë pazare,” tha Berisha.
Burime nga mbledhja e së hënës e grupit të PD bëjnë me dije se Berisha ka kërkuar që të injorohet një pakt i tillë. Siç duket, dështimi dy vjet radhas me integrimin e ka bërë kryeministrin Sali Berisha që të mos mendojë më për bashkëpunimin.
Gazeta Tema
Comments
Absolutisht i sakte Sali

Absolutisht i sakte Sali Berisha -- ------ Edhe i thtoe mire Sala aty , qe kjo eshte "nje tirani ne minorance "

-------- Ndersa Edi ne politike eshte nje "Elefant ne dyqanin e qelqurinave " -- Edi nuk e ka haberin fare se si behet politike ne opozite

Ca peticione ben ti more idiot--sikur eshte ndonje fuqi e madhe hahahahahahahahaha --Ik ore dreq lexo kushtetutuen se e ke mbushur Partine me spiune te grekut qe jane te gjithe te PA AFTE --Nuk dijne as te interpetojne nje ligj tethjeshte .E vetmja cilesi qe kane jane spiunlliku ndaj grekut dhe korupsioni

--Turp dhe faqja e zeze ,.Kryesia e opozites e mbushur me spiune dhe te korruptuar ------- Sa me shume kalon koha me pake do vothet PS-ja me kete kryesi te mbushur me Korofillaqis

Une nuk e kuptoj kete muhabet --Ore vella i dashur --Ose ore Adherfos i dashur --Shko ore te keqen nga Partia e Dules , nqs e ndjen veten grek -

Se tani ca Partia shqiptare eshte PS-ja kur ka ne kryesi Majkon, Blushin, Angjelin, etj qe jane spiune te deklaruar te grekut --Shto pastaj edhe Edin si mik i Papandreut --Athere te lutem shume pse duhet te rijne keta ne PS?--- Se tek e fundit fare keta jane edhe njerez shume medioker dhe te pa afte fare --Vetem te vjedhin dijne-po i ben Sala sallate .

Add new comment