Arsimtarët kundër ligjit të arsimit parauniversitar

Përfaqësues të sindikatave të arsimit në vend kundërshtojnë ligjin e ri të arsimit parauniversitar të miratuar pak kohë më parë. Kundërshtimi kryesor ka të bëjë me emërimin e drejtorëve të shkollave dhe drejtorivë arsimore.
Ligji i ri parashikon që drejtuesit e shkollave dhe mësuesit të zgjidhen nga një këshill përzgjedhës i cili krijohet dhe vepron në bazë të akteve normative të nxjerra nga Ministria e Arsimit. Por arsimtarët dhe shoqëria civile mendojnë se kjo praktikë nuk sjell asgjë të re, por lë politikën e emërimeve sërish në dorë të ministrisë.
"Kriteri i emërimit të mësueve duhet të bëhet nga një bord i mirëpërcaktuar. Po kështu edhe për drejtorin e shkollës që emërohet nga drejtori i Drejtorisë, një emërim shpesh politik ku nuk gjen as mbështetjen e mësuesve që ai drejton"- kanë thënë përfaqësues të sindikatave të arsimit.
Albanian Screen
Add new comment