Arrestohen 2 doganierë, lejuan hyrjen e 11 ton ullinj kontrabandë.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot dy doganierë të pikës së kalimit kufitar të Kakavijës për “Shpërdorim detyre”, pasi kanë lejuar 6 automjete me 11 ton mallra kontrabandë të futen në territorin shqiptar.
Në pranga kanë rënë doganierët, Afrim Saraçi 60 vjeç dhe Kreshnik Daci 34 vjeç, që të dy banues në Tiranë. Sipas policisë, të arrestuarit mëngjesin e sotëm rreth orës 04:30 gjatë kohës së shërbimit kanë lejuar futjen e disa automjeteve në territorin e Republikës së Shqipërisë me mallra kontrabandë ullinj, të pa ambalazhuar, pa kryer procedurat përkatëse të zhdoganimit të mallit në pikën e Doganës Kakavijës.
Gjithashtu policia nisi procedimin në gjendje të lirë edhe për 6 drejtuesit e automjeteve, që kishin mallin kontrabandë (ullinj) për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”
Të proceduarit janë:
1.L. L banues në Berat.
2. D.H, banues në Fier.
3. R.B, banues në Berat.
4. V.K, banues në UraVajgurore-Berat.
5. E.K, banues në Ura Vajgurore –Berat
6. A.K, banues Kutalli-Berat.
Sasia e mallit kontrabandë, rreth 11ton ullinj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Add new comment