AKIP: Referendum kundër importit të plehrave, kemi 60 mijë firma

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave bëri të ditur se të martën do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, 60 mijë firmat e mbledhura për organizimin e një referendumi kundër importit të mbeturinave.
Përfaqësuesi i Aleancës Kundër Importimit të Plehrave, Ardian Klosi bëri të ditur se AIKP-ja është pranë fillimit të një forme të re të demokracisë. “Kjo është një iniciativë që vjen nga populli.”- theksoi Klosi.
Sipas Aleancës, ligji e dëmton Shqipërinë, pasi vendi ynë nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar mbetjet nga importi. Sipas AKIP, lejimi i importit të plehrave bie ndesh me Strategjinë Kombëtare të një Zhvillimi të Qëndrueshëm si dhe me Konventën e Aarusit.
Aksioni i Aleancës u përshëndet edhe nga ambasadorja britanike në vendin tonë, Fiona Mcwilliam, e cila theksoi se kjo iniciativë është shembull i një veprimi demokratik.
“Parimi i një referendumi është evropian dhe demokratik.” – theksoi ajo.
Ballkanweb.com
Add new comment