AKEP, PD: Po i jepni pjesën e tortës LSI. Braho: Xhixho s’la që të hante tortën ministri përkatës

Komisioni i Ligjeve
TIRANE- Vendimi i qeverise per kthimin e Pirro Xhixhos ne krye te Keshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),eshte bere shkak per debate te ashpra mes deputeteve te shumices dhe opozites ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve.
Opozita e ka quajtur antikushtetues faktin qe propozimin e ben kryeministri. Nderkohe qe kthimin e tij ne kete post e kane cilesuar ne vijim te ndarjeve te pushtetit mes PS dhe LSI-se. “Me kthimin e Xhixhos po i jepni pjesen e tortes LSI-se” akuzuan deputetet e PD-se te pranishem ne komision.
Nderkohe qe deputeti Spartak Braho ka reaguar, duke thene se per abuzimet e bera do jepen llogari.
“Xhixho nuk la ta hante torten ministri perkates. Do jepni llogari edhe me burg”- tha Braho.
Piro Xhixho ishte propozuar në këtë post nga Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe u shkarkua nga detyra pas daljes nga koalicioni qeverisës të LSI-së.
“Për propozimin e revokimit të zgjedhjes së anëtarëve e të caktimit të kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimin në detyrë të anëtarëve e të kryetarit të liruar para mbarimit të mandatit.” – thuhej ne vendimin e qeverise. Nderkohe ne kryetares së AKEP eshte Alketa Mukavelati.
Panorama
Add new comment