21 janari, Prokuroria riaktivizon hetimet për vrasjet e 4 protestuesve

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 15:24

Prokuroria riaktivizon hetimet për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar të 2011-ës, në bulevardin para Kryeministrisë.

Gjashtë prokurorë dhe disa hetues po vijojnë punën për mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja në lidhje me vrasjen e protestuesve në bulevard, raporton Ora News.

Riaktivizimi i hetimeve është bërë pas një takimi mes prokurorisë dhe drejtuesve të policisë para 4 ditësh.

Prokuroria ka sqaruar më herët se hetimet janë përqendruar ndaj drejtuesve të policisë që urdhëruan vartësit të shpërndajnë demonstruesit me dhunë dhe t’i shoqërojnë ata me pas në ambienteve te qelive të komisariateve.

Prokurorët kanë sekuestruar planin e masave dhe po identifikojnë e marrin në pyetje të gjithë agjentët civil, punonjësit e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejte dhe oficerëve të Drejtorisë së Policisë dhe Komisariateve të angazhuar dhe fiksuar nga kamerat e mediave të ndryshme, pasditën e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pjesë të hetimeve, mësohet se prokurorët e kanë bërë edhe raportin e publikuar nga “Komiteti për Parandalimin e Torturave, Trajtimit apo Dënimit Çnjerëzor e Degradues” të hartuar nga komisionerët e Këshillit të Evropës.

Sipas këtij raporti, policia ka kryer arrestime të dhunshme, duke qëlluar me grushta, shkelma dhe shkopinjtë e gomës protestuesit, madje edhe kalimtarë të rastësishëm apo gazetarë që ndodheshin në bulevard.

Më herët, Prokuroria, ka deklaruar se janë mbi 116 kallëzime penale, nga demonstrues, qytetar të rastësishëm dhe gazetar që kanë denoncuar dhunën ndaj policisë.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.