Çdo shqiptar me 3 karta, përdorin celularin më shumë se në BE

Postuar në 05 Mars, 2012 10:04

Megjithëse më të shtrenjtë se telefonat fiksë, celularët janë kthyer tashmë në mani të vërtetë për shqiptarët. Madje një përdorues mund të ketë edhe 3 numra. Ndërsa në krahasim me qytetarët evropianë, i përdorim telefonët celularë katër herë më shumë se ata fiksë.

Në raportin e Autoritetit të Komunikimeve Telefonike e Postare bëhet e ditur se numri i kartave në përdorim në vitin 2011 arriti në 5.2 milionë, në një popullsi që sipas të dhënave të INSTAT arrin në rreth 2.9 milionë banorë.  

Raporti u paraqit përpara Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, ku u theksua se në 2011 ka një rritje të përdoruesve të telefonisë celulare edhe asaj fiske, me 15 Ka pasur ulje të tarifave për shërbimet e telefonisë, ndërsa bartja e numrave ka arritur në 55 mijë numra aktualisht , nga 41 mijë në fund të vitit 2011. 

Të dhënat janë bërë të njohura nga Piro Xhixho, kryetar i Autoritetit të Komunikimeve Telefonike e Postare

Deputetët u interesuan nëse do të hyjë një operator i pestë celular në tregun vendas. Kreu i AKEP u shpreh se 4 operatorë janë maksimalisht të mjaftueshëm për një vend si Shqipëria. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.