Protestat rrëzojnë qeverinë bullgare
Mjaftuan disa javë protesta që qeveria bullgare të rrëzohet. Kryeministri Rosen Zhelyazkov ka dhënë dorëheqjen pak para ezaurimit të një mocioni besimi në Parlament. Me një deklaratë disi populiste, kryeministri e ka arsyetuar largimin me humbjen e mbështetjes në popull, ndonëse në Parlament ai e gëzon ende atë.
Sipas procedurave në fuqi, do të duhet që presidenti Rumen Radev të ftojë Parlamentin në krijimin e një qeverie të re që erdhi në detyrë në vitin 2020 pas protestave antikorrupsion.
Protestat e tanishme lidhen me një propozim të debatueshëm buxhetor që sugjeronte taksa të larat në sektorin privat, ndërkohë që një pjesë e madhe e fondeve kalonin në investime publike.

Add new comment