Netflix blen studiot e Warner Bross për 72 miliardë dollarë
72 miliardë dollarë. Kaq është vlera e marrëveshjes mes “Netflix” dhe “Warner Bros” për blerjen e studiove të kësaj të fundit. “Reuters” e vlerëson marrëvshjen si kalim pronësie të një prej aseteve më të vjetra dhe më të çmuara të Hollywood. “Netflix” ka fituar përkundër ofertës së pakërkuar të “Paramount Skydance”, duke ofruar 28 dollarë për aksion, ndonëse agjencia raporton se PS ofroi 30$/aksion. Kompania merr në posedim edhe përmbajtjen e gjeneruar nga Ëarner, që është e jashtëzakonshme në sektorin për të cilin po flasim.
Të dyja kompanitë do të ndihmojnë në definimin e rrëfimit kinematografik të shekullit tjetër
është shprehur drejtori i “Netflix”, Ted Sarandos.
Hyrja në fuqi e marrëveshjes duhet të kalojë sprovën e ligjeve antitrust pasi bashkimi lexohet si kërcënim i paprecedentë për kinematë në mbarë botën pasi “Netflix” ofron shërbimi e transmetimit online për 130 milionë përdorues.

Comments
Si ta interpretosh kete lajm?
Si ta interpretosh kete lajm?!
Une dhe ca bilione njerez te tjere ne bote, i piratojme kontentet, pa dallim kompanie, aseti dhe cmim Hollivudi, keshtu qe me duket nje cike pa lidhje. Po nuk eshte per tu cuditur... thjesht ceshtje realitetesh dhe kendveshtrimesh.
Natyra e kontentit dixhital eshte e tille qe gjithmone do shoh per qyl gjerat qe me pelqejne dhe harxhoj kohe per ti zgjedhur me kujdes.
Ne fakt Netflix eshte si puna e Amazon Prime ku eshte shume e veshtire te gjesh gjera per te qene, ku ka shume sillazh, dhe shume pak tagji cilesore.
AppleTV+ HBO Paramount eee ... nje cike me mire. Disney e kusuri dhe shihet tek tuk ndonje gje.
130 milione perdorues ne Netflix? Eshte njesoj si te krahasosh infrastrukturen e internetit qe shihet, me dark web.
Faleminderit juve 130 milionet qe paguani per ne bilionat e tjere qe shohim per qyl. Ja u marim ne hakun e vjedhjes qe ju ben Netflix, pa merak.
Add new comment