Gjuetia njerëzore në Sarajevë, të përfshirë krerë shtetesh dhe biznesmenë të Europës

Postuar në 27 Nëntor, 2025 22:07

Gazetari kroat, Domagoj Margetić, ka paditur penalisht presidentin serb Aleksandar Vuçiç në prokurorinë e Milanos, për atë që në media është përshkruar ditët e fundit si Safari i Sarajevës. Gazetari akuzon Vuçiç se ka qenë pjesë e një njësie ushatarake serbe, të drejtuar nga Sllavko Aleksiç, e cila u ka bërë të mundur njerëzve të pasur e të pushtetshëm nga vende të tjera të vrasin civilë për kënaqësi në këmbim të parave. Në një intervistë për MCN TV, ai tha se pothuajse 35 vjet pas këtyre ngjarjeve nuk ka pasur hetime, pasi ato janë penguar nga njerëz të përfshirë, të cilët shkojnë deri në nivele të larta të pushtetit në Europë.  

Kanë kaluar më shumë se 35 vjet dhe pyetja që na mundon është si ka mundësi që kjo histori ka mbetur e fshehur kaq gjatë. Sllavko Aleksiç është ende gjallë sot dhe ironikisht jeton në Bosnje-Hercegovinë, jeton në Bileca. Nuk u arrestua kurrë, nuk u hetua kurrë, ndaj tij nuk u ngrit kurrë padi. Cilindo banor të Sarajevës të pyesësh sot se kush i kreu krimet më të mëdha kundër civilëve në Sarajevë, do të të përmendin mes pesë përgjegjësve kryesorë do të të përmendin Sllavko Aleksiç dhe njësia e tij, pjesë e të cilit ishte edhe Aleksandër Vuçiç.

Arsyeja pse kjo gjë ka mbetur e fshehur kaq gjatë është se ata njerëz që erdhën si turistë me snajper kishin shumë influencë, ishin shumë të pushtetshëm dhe ishte shumë e rrezikshme t’i hetoje këto krime sepse askush nuk e di sa lart mund të shkojë e gjithë kjo në disa vende europiane.

Margetiç foli për përfshirjen e një kreu shteti në të paktën një rast si edhe biznesmenë të fuqishëm ndërkombëtarë.

Familjet e viktimave janë të frusturar nga vite të tëra në pritje të drejtësisë. Shpresoj që prokuroria e Milanos t’i ketë resurset për t’i shkuar në fund. Nëse ndalon, atëherë kjo do të jetë një shenjë se ka pasur ndërhyrje politike për ta ndalur hetimin.    

Janë të përfshirë edhe krerë shtetesh në atë kohë. Në të paktën një rast, kemi informacion të besueshëm për një kryetar shteti që nuk është më. Por mund të flasim edhe për biznesmenë shumë të fuqishëm jo vetëm në vendet e tyre, por edhe në Europë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.