Llogje për dinjitetin e Procesverbalit

Pedagogu deputet, demokrat, liberal, berishist dhe antiberishist, Agron Gjekmarkaj ka reaguar sot për kontrabandimin e emrit të Enver Hoxhës na ca letra të Kuvendit të Hajdtdëve të Shqipërisë. Deklaroi Gjekamarkaj në Konferencën e Kryetarëve:
Ju duhet të mbani përgjegjësi morale për futjen e figurës së Enver Hoxhës në kanalet Kuvendit të Shqipërisë.
Po kujtoj këtu atë që ka thënë Dritëro Agolli ‘Partia Socialiste ka lindur nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës’. Ju këtu jeni trashëgimtarë të asaj diktature, në grupin tuaj parlamentar ka hetues të komunizmit.
Prandaj ajo çfarë ka ndodh në kuvend fyen besnikërinë e shqiptarëve për të falur e jo për të harruar. Fyen kujtimin e martirëve. Prandaj është në nderin tuaj të distancoheni
Ata futën emrin e Enver Hoxhës sepse nga brekët e tij kanë dalë dhe aty janë mëkuar, ky sot llap pa kuptim.
- Kur falën vallë shqiptarët? Shqiptarët nuk falën, harruan. E kundërta e asaj që deklaron ky. Falja vjen me transparencën e krimit, jo me heshtjen.
- Për cilët martirë e ka fjalën zotëria?
- Nëse këta sot janë trashëgimtarë të diktaturës në emër të kujt nderi do distancohen?
Me siguri Gjekmarkaj flet për të qenë I pranishëm në procesverbalin e seancave. Se ka dy lloje dinjiteti: dinjitet i stenografuar dhe një që nuk dokumentohet. I takon bashkëkohësve.
s.zaimi
Add new comment