Qeveria greke prezanton shkurtimin më të madh të taksave që nga viti 1974

Postuar në 08 Shtator, 2025 13:06

Qeveria greke e Kyriakso Mitsotakis ka prezantuar reformën fiskale që pretendohet se sjell uljen më të madhe të taksave që nga viti 1974, kur vendi u rikthye në demokraci.

Sipas ministrit të Financave, Kyriakos Pierrakakis reforma përfshin:

  • Ulje me 2% të taksimit për të ardhurat mes 10 000 euro-40 000 euro. Të ardhurat mes 40 000 euro-60 000 euro ulen në 39% nga 44% aktualisht.
  • Familjet me një fëmijë me të ardhura 10 000 euro-20 000 euro taksohen 18%, ato me dy fëmijë 16%, familjet me tre fëmijë 9% dhe ato me katër apo më shumë nuk do të paguajnë. Familjet me të ardhura 20 000 euro-30 000 euro përfitojnë ulje me 2% në taksim për çdo fëmijë.
  • Për grekët nën 25 vjeç, taksimi për të ardhurat deri në 20 000 euro do të eliminohet. Ata mes 26-30 vjeç paguajnë 9% për të ardhura mes 10 000 euro-20 000 euro.
  • 671 000 pensionistë do të përfitojnë çdo nëntor 250 euro pension suplementar.
  • Rritje pagash për administratën dhe ushtarakët.
  • Eliminim që nga viti 2027 të taksës për pronën në rezidencën kryesore në qytete me më pak se 1 500 banorë, përveç Athinës. Sipas qeverisë greke rikualifikohen 1 milionë shtëpi.
  • Heqje e taksës mbi televizionin.

Sipas Ministrisë greke të Financave nga reforma do të përfitojnë 4 milionë taksapagues për një kosto që shkon 1.2 miliardë në vitin 2026 dhe 1.6 miliardë në vitin 2027.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.