Gati për një takim, por ende jo për garancitë për Ukrainën

Postuar në 21 Gusht, 2025 19:24

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy citohet të jetë shprehur se ai mund të takohet me homologun e tij rus, Putin pasi vendi i tij të ketë marrë garanci sigurie. Sipas mediave turke, vendet e takimit që janë përfolur janë Zvicra, Austria apo Turqia.

Ne duam të kemi një mirëkuptim mbi arkitekturën e garancive të sigurisë brenda 7-10 ditëve, dhe bazuar mbi atë kuptim, ne synojmë të mbajmë një taim tripalësh

është shprehur Zelenskiy.

Për ministrin e Jashtëm rus, Lavrov, çdo nismë që synon hapur apo jo, një riorganizim kolektiv ndaj Rusisë, nuk mund të pranohet pasi në finale ajo do të deformonte mirëkuptimin e arritur në Alaska. Teksa ka hedhur poshtë idenë e trupave europiane në Ukrainë, Lavrov ka vënë në dukje se për Ukrainën mjaftojnë dhe janë të natyrshme garancitë e dhëna në Protokollin e Stambollit të mbajtur në vitin 2022.

Protokolli është cilësuar në Perëndim si i papranueshëm dhe ai parashikon ndër të tjera që Rusia të shihet si vend garantues neutral krahas anëtarëve të tjerë të përhershëm të OKB-së. Ukrainës i ndalohet organizimi i stërvitjeve ushtarake ndërkombëtare në hapësirën e vet; Kina dhe Rusia kanë veton mbi mekanizmin e reagimit në të ardhmen; ndryshim kushtetues në Ukrainë për të njohur zyrtarisht gjuhën ruse; heqje e sanksioneve dhe heqje dorë me kushtetutë e ambicies për anëtarësim në NATO.

Protokolli përfaqëson një kufizim efektiv dhe të rëndë të sovranitetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.