Europa i drejtohet Trump pas samitit, asnjë fjalë për Putin: Zelenskiy duhet të jetë në tryezë!

Postuar në 16 Gusht, 2025 13:53

Përfaqësues të fuqive kryesore të Europës dhe institucioneve kolektive të saj, si presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman Merz, kryeministrja e Italisë, Meloni, presidenti finlandez, Alexander Stubb, kryeministri polak Tusk, kreu i KiE-së, Costa dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas samitit të Alaskës, përmes të cilës konfirmojnë mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Liderët mirëpresin përpjekjet e presidentit Trump në ndaljen e vrasjeve në Ukrainë  dhe fundin e agresionit rus për arritjen e një paqeje të drejtë dhe afatgjatë. Siç e ka parashikuar presidenti Trump, hapi tjetër tani duhet të jetë bisedime të tjera ku të përfshihet presidenti Zelenskiy, të cilin ai do ta takohë së shpejti

thuhet ndër të tjera në deklaratë.  

Europianët rikonfirmojnë mbështetjen për Ukrainën për të cilën bëjnë thirrje se duhet të ketë garanci sigurie të pathyeshme për të mbrojtur efektivisht sovranitetin dhe integritetin territorial. Pala europiane nuk përmend asnjëherë presidentin rus, të cilin u detyruan ta shikojnë sesi arriti suksesin e vet strategjik me uljen në tryezë, si i barabartë me kreun e SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.