Trump urdhëron kontroll të muzeve "Smithsonian"
"Instituti Smithsonian"(The Smithsonian Institution) është një emër më vete në mjedisin e edukimit, kërkimit dhe eksponateve muzeale. I krijuar në vitin 1846 nga qeveria amerikane, ai sot numëron 157 milionë njësi në posedim, 21 muze, 21 biblioteka, 14 qendra kërkimi, një kopësht zoologjik etj..me më shumë se 200 partnerë dhe degë në 47 vende. "Smithsonian", i mirënjohur edhe në shpërndarjen e materialeve dokumentare, ka 30 milionë vizitorë në vit, pa asnjë tarifë dhe ka një buxhet vjetor 1.25 miliardë dollarësh.
Befas merret vesh se Shtëpia e Bardhë do të kryejë një rishikim të thellë të muzeve të Institutit, materialeve dhe operacioneve, në prag të 250-vjetorit të Pavarësisë për t’u siguruar se “muzetë janë të linjëzuara me interpretimin e presidentit Trump të historisë amerikane”. Kjo raportohet nga mediat në SHBA, sipas të cilave një letër e posaçme i është dërguar sekretarit Lonnie Bunch, në të cilën vihet në dukje rëndësia e “restaurimit të besimit në institucionet tona kulturore”.
Add new comment