Ushtria izrealite mbyll operacionet në Gaza pa arritur objektivat e vet
Ofensiva “Karrot e Gideonit”, nisur tre muaj më parë në Gaza ka përfunduar. Kshtu raportojnë mediat në Izrael që citojnë burimet zyratre të Ushtrisë izraelite, e cila ka nisur të tërheqë trupat nga Rripi. “Times of Israel” kujton shpalljen e objektivave tre muaj më parë nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, që deklaroi se operacioni synonte marrjen e Gazës, mbajtjen e territorit, zhvendosjen e popullisë palestineze në jug, goditjen e HAMAS-it dhe shmangien e kontrollit të furnizimeve humanitare nga organizata. Në krye qëndronte synimi për të mposhtur HAMAS-in dhe liruar të gjitha pengjet.
Mediat vënë në dukje se asnjë objektiv nuk është përmbushur, duke krijuar kështu kushtet për kundërveprim politik ndaj Netanyahut që ka marrë 75% të territorit.
Popullsia palestineze vazhdon të qëndrojë kryesisht në Gaza, afërsisht 1 milionë njerëz, 335 000 në zonën qendrore të Rripit dhe mbi 600 000 në zonën Maëasi në bregun jugor.
Add new comment