A do mbijetojë demokracia me tërheqjen e SHBA?

Postuar në 24 Maj, 2025 15:29

Qëndrimet e fundit të zv.presidenti amerikan, JD Vance, paralajmërojnë se proteksionizmi amerikan mbi rendin demokratik dhe liberal në botë po mbyllet. SHBA as ka dëshirën dhe tashmë as qasjen praktike për të imponuar ide dhe vlerat të vetat mbi të tjerët. Ajo po pozicionohet në rendin e një fuqie të madhe që mbron interesat e veta, por jo ide universale.

Në terma të gjeopolitikës, që është shndërruar tashmë në një disiplinë me të cilën shpjegohet çdo gjë, kjo do të thotë se bota po hyn në rendin e ri të rajoneve gjeopolitikë, diçka që është parashikuar nga Kissinger.

Sa e sigurtë është një botë e tillë? Sa e sigurtë do të jetë SHBA në këtë botë, nisur nga fakti se ajo po e shtron çështjen e vet si prioritet në bazë të një vetëperceptimi se ka qenë viktimë e moralizimit në politikë?

Kjo mbetet për t’u parë, por në aspektin historik tërheqja në këtë formë përfaqëson një cikël me potencialin e ndryshimeve cilësore në shkallë globale. Vende dhe rajone si Ballkani, apo edhe Mesdheu kanë qenë relativisht të sigurtë dhe me rritje edhe për shkak të sigurisë që ka imponuar një fuqi si SHBA. Lëvizjet e mëdha shoqërore janë ushqyer në imagjinatën e vet nga ekzistenca e një destinacioni si SHBA.

Sot kjo ëndërr, apo aspiratë duhet rithemeluar jashtë suazës së një patronazhi. Padyshim që kjo ka më shumë gjasë të jetë iluizive dhe koha e re e entiteteve tradicionale, ku forca vepron si mjet menaxhimi po inaugurohet edhe për shkak të suksesit të paprecedentë ekonomik të demokracive që pasuruan një shtresë përherë e më të madhe të shoqërisë, që paradoksalisht dhe për këtë shkak u bë më e çinteresuar për të drejtat.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ca titulli:)
Organizon lufterat nder me te medhate me bote
Organizon pucet ushtarake me shume se kushdo ne bote
I betmi vend ne bote qe ka zhdukur 2 qytete me 500 mije banore brenda duke bombarduar
Mund te aneksoje ishuj e shtete duke flakur popullsine vendase thjeshte duke i vrare
Dhe eshte demokraci
Bravo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.