Qeveria "Netanyahu" vendos Pushtimin e Rripit të Gazës. Akuza për tejkalim të misionit kushtetues të ushtrisë izraelite

Postuar në 05 Maj, 2025 21:22

Qeveria izraelite ka njoftuar se ka vendosur zgjerimin e operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës duke përfshirë edhe termin “Pushtim”. Ky është sinjali i parë që zbulon se pas veprimeve të nisura pas 7 tetorit, TelAvivi ka ndërmend të likujdojë të ashtuquajturën “çështje palestineze” duke i dhënë fund në mënyrën më ekstreme: me spastrim përfundimtar. Lidhur me këtë vendim, ministri i Financave Bezalel Smotrich ka shtuar se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gazan dhe se izraelitët duhet të përqafojnë fjalën “pushtim”

Ne do ta pushtojmë më në fund Rripin e Gazës. Ne nuk do të kemi më frikë nga fjala “pushtim”

është shprehur ai për gazetarin Amit Segal në Channel 12.

Sipas tij, Izraeli do të diskutojë çështjen e sovranitetit vetëm pasi të ketë marrë plotësisht synimet e luftës. Vendimi ka provokuar reagime, pasi për Forumin e Familjeve të Pengjeve dhe të Humburve ka deklaruar se qeveria zgjodhi territorin përkundër pengjeve. Kreu i partisë së Demokratëve, Yair Golan, e ka cilësuar vendimin si një manovër për të shpëtuar politikisht. Edhe një njeri si Avigdor Liberman, ish-ministër i Jashtëm dhe një politikan me pikëpamje veprimet të ashpër, ka deklaruar se lufta që po nis nuk është për sigurinë e Izraelit, por për kontroll.

Një aludim ky që lidhet me misionin kushtetues të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit që edhe sipas Golan ka për detyrë të mbrojë qytetarët e Izraelit jo t’u shërbejë synimeve politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.