Mblidhen 500 milionë$ për themelimin e Shtetit të Internetit

Postuar në 09 Prill, 2025 19:01

Një grup investitorësh të Silicon Valley, mes të cilëve GEM Digital, OpenAI, Apollo Projects, Pronomos Capital, financuar nga Peter Thiel, firma të kapitalit si Bedrock, Paradigm, Winklevoss Capital dhe Day One Venture, kanë ndërmarrë një nismë të cilësuar si Utopi Teknologjike.

40km2 qytet me 250-1000 shtëpi do të ofrojë qeverisje përmes inteligjencës artificiale,  që në të njëjtën kohë do të përshpejtojë kërkimin dhe përmirësojë ligjet e punës.

Projekti mbështetet nga “Praxis”, që e përshkruan veten si “rrjet sovran” dhe deri më tani, drejtori ekzekutiv I tij, Dryden Broën, ka mbledhur 500 milionë dollar nga investitorët.

Më 1 maj të këtij viti, grupi do të nisë një tur global për të gjetur një vend të përshtatshëm dhe mes destinacioneve po shihet Groenlanda, Buenos Aires, Roma, Athina, Aukland, Marakesh, Tokio, Kievi dhe kryeqyteti i Republikës Domenikane.

Si hap i dytë është zhvillimi i një qyteti më të madh teknologjik, që do të projektohet nga Zaha Hadid. Praxis bën pjesë në një lëvizje të quajtur “shteti i rrjetit”, ideuar nga investitori Balaji Srinivasan sipas të cilit komunitet me ngjashmëri ideologjike të krijuar online mund të kalojnë drejt një jetese të përbashkët me vetëqeverisje.

Në aspektin e biznesit, zgjidhja po shihet me interes për t’i ikur entiteteve me represion rregullator dhe regjime fiskale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.