Politika e Trump: Kontroll mbi kontinentin amerikan në këmbim të heshtjes amerikane në botë?

Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA, Eric Trump, ka postuar diçka provokative në rrjetin "X". Aty shfaqet Donald Trump duke blerë Kanadanë, Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën në "Amazon". Më herët, Trump e ka quajtur "Guvernator" kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau. Është një qasje që imiton politikën ruse në Ukrainë. Duket se me qëndrimet e veta edhe për Sirinë, presidenti i ri amerikan po hap rrugën për një lloj proteksionizmi të kontinentit amerikan nga SHBA, duke kërkuar miratimin e heshtur të fuqive të tjera, në këmbim të heshtjes amerikane për zhvillime gjeopolitike gjetkë.
Add new comment