Video/Është shkruar se Jeruzalemi do zgjerohet në Damask

Postuar në 10 Tetor, 2024 14:53

Një dokumentar i prodhuar nga televizioni Arte, evidenton përmes një episodi helmimin definitive të marrëdhënieve në Lindjen e Mesme. Aty shfaqet ish-ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, që deklaron se:

është shkruar se e ardhmja e Jeruzalemit do të zgjerohet drejt Damaskut

Siç mund të merret me mend fare qartë, helmi dhe urrejtja organike që prodhon shteti i Izraelit në rajon ka mbërritur në një pikë pa kthim. Po kështu, Izraeli është tashmë definitivisht një shtet që po kryen krime të përditshme, që e ka agresionin çështje të sigurisë kombëtare dhe që e sheh paqen vetëm përmes shkretimit të të gjithë atyre që e kontestojnë. E gjitha kjo me mbështetjen dhe sponsorizimin e një tjetër shteti që ka krime të mëdha në shpinë: SHBA.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant deklaronte dje se goditja jonë ndaj Iranit do të jetë vdekjeprurëse, një shenjë kjo se SHBA kanë hapur rrugën dhe kanë furnizuar me informacion TelAvivin që bën në këtë rast dashin e kurbanit dhe ushtarin e vijës së parë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.