Hapa praktikë për krijimin e shtetit palestinez

Postuar në 09 Shtator, 2024 18:33

Rusia ka hedhur një hap të ri në drejtim të konfliktit në Lindjen e Mesme duke rikthyer angazhimet e Luftës së Ftohtë. Gjatë një takimi në kuadër të Këshillit për Dialogu dhe Bashkëpunim Strategjik Rusi-Gjiri Persik, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka bërë thirrje për hapa praktikë në krijimin e një shteti palestinez.

Iu dha vëmendje e posaçme situatës ndërkombëtare, mbi të gjitha, në Lindjen e Mesme dhe tragjedia që po shpërfaqet në territoret palestineze, sin ë Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor. Ne ndajmë pozicionin se është e domosdoshme të ndalet menjëherë dhuna, të zgjidhen problemet humanitare dhe të nisë puna praktike për zbatimin e rezolutave të OKB-së mbi krijimin e një shteti palestinez që do të bashkëjetojë me Izraelin në paqe dhe siguri

ka thënë Lavrov.

Aktiviteti po zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite dhe aty kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.