Denoncimi i opozitës serbe: Serbët po e lënë Kosovën në heshtje

Mediat opozitare serbe, krahas përfaqësuesve të opozitës, po flasin për një eksod të heshtur të serbëve nga Kosova. Përveç Nenad Çanak dhe Sonja Biserkos që kanë folur për krijimin e qendrave të reja të banimit në Sanxhak, gazetarë dhe profesorë në Beograd kanë përsëritur të njëjtën gjë. Profesori i jurisprudencës në Beograd, Miodrag Jovanoviç ka folur për një largim jashtë vëmendjes së mediave, për shkak se ngjarjet në Veri po zhvillohen shumë shpejt dhe serbët janë braktisur.
Kur presidenti francez Macron u largua nga Serbia, policia e Kosovës hyri në institucionet serbe duke dërguar një mesazh të qartë për njerëzit aty
është shprehur ai.
Edhe gazetarja Jelena Petkoviç cilëson të njëjtën gjë, duke folur madje për një klimë pasigurie dhe mungesë shprese, çka e bën çdo familje të mendojë largimin. Dhe sipas saj, qeveria në Beograd nuk ka folur për veprimet e fundit të Kurtit. Akuzat në fjalë vijnë në një konteskt më të gjerë, pasi edhe shqiptarët në Preshevë kanë folur për një spastrim administrativ nga Serbia përmes pasivizimit të adresave.

Add new comment