Vuçiç hap opsionin e zgjedhjeve të parakohshme

Postuar në 31 Korrik, 2024 15:10

Aleksander Vuçiç ka hedhur një shashkë diversive ndaj opozitës serbe teksa përmes kreut të Bordit Ekzekutiv të partisë së tij Progresiste, ka lënë të hapur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Në një intervistë për Tv Pink, Darko Glisiç, ka deklaruar se qeveria po përgatitet për një mandat të plotë katër vjeçar, por nëse rrethanat dhe opinioni publik ndryshojnë, atëherë opsioni i zgjedhjeve mbetet i hapur.

Ne do të fitojmë bindshëm

ka deklaruar ai.

Deklarata vjen ndërkohë që në Serbi ka një debat të ndezur, madje edhe protesta, për hapjen e minierës së litiumit në Jadar, që shihet me shumë shqetësim për aspektin mjedisor. Vuçiç mbylli një marrëveshje me kancelarin gjerman Scholz, që u pa si amnisti e Perëndimit për shkeljet e pretenduara në zgjedhjet e fundit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.