Votën për të hequr Berishën ta dhanë më 2013-n. Tani e Keqja je Ti!

Në një status në rrjetin X, kryeministri Edi Rama, bën këtë parashtresë që mbyllet me një proklamatë:
Cilët ishin autorët e rikthimit në identitet sot të opozitës në parlament?
Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare;
Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;
Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë;
Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mojustifikim pasurie;
Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar me baltë të eksportuar nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.
Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.
Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush
Tani, duhet të ketë një emër për njerëz që janë pacientë të përjetshëm të dështimeve të veta. Që sado bujare të jetë treguar jeta me ta, pavarësisht se çfarë butakësh mund të jenë, sërish kanë një sëkëlldi të madhe dhe nuk arrijnë dot të bëjnë gjë tjetër por të imitojnë shembujt më të këqinj të mundshëm si anestezik të ankthit të vet. Zoti Rama po imiton Berishën e dikurshëm për të hedhur... Berishën.
Ta hedhë nga? Nga Dritarja? Do ta quajnë krim pasioni se thellë-thellë z. Rama ka një kompleks të pashpjegueshëm.
Së pari, ky njeri ka probleme të thella ekzistenciale. Sorrollatet sa nga Noli tek Ismail Vlora pa e gjetur çfarë e kush është. Me nuhatje di që është e Mira meqë hiqet se i ka dalë poshtë Dritares të së Ligës.
Së dyti, që shpjegon hyrjen e shkrimit, zoti Rama bën thirrje që shqiptarët t’i dërrmojnë me votë të gjithë ata të cilëve u rendit akuza penale. Po shqiptarët e kanë bërë këtë gjë o tekayt i nderuar: a nuk ishte z. Rama që mburrej para historisë kur fliste për 1 milionë shuplaka? A nuk ka marrë 3 mandate rresht, a nuk ka fituar edhe zgjedhjet lokale? Çfarë vote të japin më shqiptarët që të shpëtojnë z. Rama nga hija që ka në kokë?
Puna është se nëse rendisim akuza penale për ata që po hedhin baltë Shqipërinë, të cilën z. Rama e ka tashmë ambasadë personale, duhet të kërkohet nga sistemi i ri i drejtësisë që këta të arrestohen, z. Rama si shembullor të shkojë e të dëshmojë dhe si shërbëtor i Shqipërisë që thotë se është edhe shpirtin ta shpëtojë, por edhe kokë lart pastaj të pohojë se me të vërtetë që Shqipërinë nuk e ndal më kush.
Pse përmend votën edhe tani që ka Sali Penxheren përballë dhe Zdromsin që qameti do luajë miun se aq di? Edhe frika si vesi është, nuk del që nuk del sidomos kur e njeh veten se kush je.
s.zaimi

Comments
Edi Rama ti nuk fitove por
Edi Rama ti nuk fitove por vodhe më të gjitha bandat që përdorë për të kërcënuar demokratët ti keq përdorë Lulzim Braçen për të përçarë PD me anë të ish agjentit të FBI por ujku qimen e ndërron por zakonin se harron je një fundërrina je i biri një krimineli që vari Avzi Belen poetin e fjalës lirë turpe jep dorëheqjen mjeran
Flora Keci
Flora Keci
Kenaqem duke te lexu komentet!
Je misherim i zgjuarsise dhe dliresise se popullit shqipfoles!
Desha te shtoj qe rama ( kryeministri) eshte nje jashteqitje, njesoj si parardhesi i tij , kopili i Shiqerres!
Megjithate, nuk e dija qe i ati i Rames ka qene Rustem Gjata, ish kryetari i Gjykates Kushtetuese dhe shoku i ngushte i tritanit dhe buqes!
Na e ndriqo pak, ligjin bolshevik 7501, kush e zbatoi , Kristaqi apo Shiqerrja?!
Po kush e shpalli veten perfaqesues te ish pronareve, Nexhmija apo Shiqerrja!
Na e ndriqo o shejtan
Add new comment