A e braktisën serbët e Kosovës Aleksander Vuçiçin?

Ndërkohë që opozita serbe po proteston në Beograd për parregullsitë e pretenduara në zgjedhjet e 17 dhjetorit, në skenë kanë dalë edhe pakënaqësi nga serbët e Kosovës. Mediat opozitare serbe citojnë kreun e Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës, Momçillo Trajkoviç, sipas të cilit “koha kur serbët e Kosovës mbështesnin Aleksander Vuçiç ka kaluar”. Trajkoviç pretendon se në protestën e organizuar nga opozita serbe kanë marrë pjesë shumë serbë të Kosovës, për shkak të vendimeve që kanë marrë autoritetet e Beogradit.
Njerëzit janë të pakënaqur sepse vullneti i tyre është vjedhur. Njerëzit në Kosovës presin që të ketë ndryshime në Beograd që të mund të kenë një shans. Ne nuk e dimë sa e mirë do të jetë e nesërmja për ne, por më e rëndësishmja është se qeveria të jetë e ndryshueshme që të mund të kërkojmë për përgjigje në këtë ndryshueshmëri të procesit demokratik. Dhe ajo çfarë po bën qeveria e tanishme është tradhëti…Pranimi në heshtje i targave është tradhëti. Nuk kam takuar asnjëherë një politikan kaq të korruptuar, të luhatur që është i gatshëm të gjunjëzojë popullin e vet, vetëm për të sunduar
është shprehur ai.
Sipas zyrtarit serb nga 94 000 serbë të regjistruar në Kosovë, vetëm 17 mijë votuan për Aleksander Vuçiç, edhe këta nën shantazh.
Add new comment