KFOR përgënjeshtron komentet se Veriu është tokë e askujt. "Kemi 4-fishuar trupat në Kosovë"

Postuar në 24 Nëntor, 2023 19:06

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe se misioni ka shtuar praninë ushtarake me 1000 trupa dhe mjete të reja ushtarake.

Sipas tij, në Veri të Kosovës, prania e KFOR-it është katërfishuar ndërkohë që patrullimi është trefishuar. Ulutas është kujdesuar të nënvizojë se masat e marra janë në përputhje dhe zbatim të Rezolutës 1244 të OKB-së, shqetësim ky i vazhdueshëm i Serbisë. Deklarimi i Ulutas është në një farë mënyre përgënjeshtrim i deklarimeve dhe komenteve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quan Veriun e Kosovës, tokë të askujt. Edhe në Samitin e fundit të Diasporës, z. Rama e përsëriti një gjë të tillë.

Ndërkohë për sa i përket situatës në Kosovë, presidenti serb Vuçiç, ka diskutuar me të Dërguarin e Posaçëm të Britanisë së Madhe, Stuart Peach, me të cilin sipas njoftimit të agjencisë “Tanjug”, ai ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e Serbisë për paqen në rajon. Takimi vjen në kontekstin e lajmeve se Serbia po përqendron trupa dhe mjete ushtarake në kufi me Kosovën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.