Pa kredenciale për paqen

Postuar në 10 Tetor, 2023 23:28

Josep Borrell mund të quhet tashmë përgjegjës për vijimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesi i Lartë për Politike të Jashtme në BE qëndron pas masave ndaj Kosovës, ndaj shtyrjes në kohë apo minimizimit të masave ndaj Serbisë dhe gati amnistimit të saj për Banjskën. Nëse Raporterja Viola Kramon flet për masa ndaj Serbisë, zëdhënësi i Borrell, Peter Stano flet për hetim dhe ka mohuar që masat ndaj Kosovës të hiqen. 

Lidhur me këtë çështje më hapur është shprehur presidenti kroat, Zoran Millanoviç që gjatë një takimi me homolohen e Kosovës, Vjosa Osmani citohet të jetë shprehur se:

I ftoj shtetet që t’i bojkotojnë ato. Masat që i ka ndërmarrë Komisioni Evropian, nga zoti Borrell, i cili shpresoj që së shpejti të shkojë në pension, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por masa të ndërmarra nga Borrelli dhe ekipi i tij, të cilat na kërcënojnë të gjithë ne që takohemi me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë  

Qëndrimet e njënashme të politikës së jashtme të KE-së tashmë nuk janë vetëm perceptim. Por janë pjesë e mendimit politik të disa aktorëve që konfirmon se zyra e z. Borrell nuk shërben dot më si ndërmjetës. Politika e BE-së që kërkon hetim, ndonëse formalisht e drejtë, nuk përkon me masat e dislokimit dhe armatimit nga KFOR që është mision i specializuar për sigurinë dhe ka informacion të besueshëm. 

Zyra e z. Borrell po dëshmohet edhe më pak serioze se Serbia që në fund të fundit pra li se ka një krim, ka autorin e krimit në dorë, por thjesht nuk e dorëzon. Në këto kushte qëndrimi i Kosovës se dialogu nuk është prioritet legjitimohet në çdo drejtim, por ai duhet mbështetur sidomos për faktin se kjo politikë e KE-së i konsideron shqiptarët si dorë e dytë dhe të shpenzueshëm. Dhe nëse ka një element që përligj çdo qasje iracionale është ky cinizëm që vjen nga një burokrat, axhenda e të cilit vetëm paqja nuk duket se është më. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.