Politika e zgjuar serbe shkon përherë në të njëjtën pikë

Vrasja e një polici dhe plagosja e një tjetri si dhe të shtënat me armë, janë konsideruar nga qeveria e Kosovës dhe presidenca e saj si akte të orkestruara nga Beogradi. Ka shumë dyshime të arsyeshme për të besuar se një gjë e tillë është e vërtetë, ndonëse një dritare duhet mbajtur hapur për të mos paragjykuar. Në eventualitetin e faktimit të kësaj akuze, është e udhës të vihet në dukje se dhuna dhe strategjia e tensionimit janë tashmë konstante të politikës serbe në Kosovë, çka në vetvete e bën të pakuptimtë dhe zhvlerëson të gjithë politikën e mirëkuptimit që iu dha presidentit serb, Vuçiç nga Perëndimi.
Nga ana tjetër, nuk përjashtohet që me afrimin e zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç të kërkojë të zhvendosë krizën apo temën kryesore, duke kërkuar te tensioni material për të shpallur veten shpëtimtar të kombit. Por kjo politikë ilustron se e ashtuquajtura strategji serbe nuk ka mjete veprimi përveç se ato që janë konfirmuar tashmë prej dekadash. Aq e vërtetë është kjo sa edhe në dialogun e ndërmjetësuar dhe propozimin e fundit të BE-së, një nga pikat e kompromisit është edhe shpërbërja e strukturave paralele të Serbisë. Ky është një fakt që flet shumë dhe duhet shënuar. Të vihet re se deri më tani Serbia nuk ka sulmuar KFOR-in, por policinë e Kosovës dhe që këtu duhet kaluar në aksion diplomatik e public agresiv:
- Mbajtja e Kosovës nën sanksione është politikë që tashmë shkon kundër paqes
- Tensionimi I situatës është përgjegjësi dhe autorësi e Beogradit
- Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë çdo veprim për goditjen e elementëve të armatosur në Kosovë që kryejnë veprime të tilla për të bërë të qartë se Beogradi është aty jo për kompromis
Është po ashtu e domosdoshme që kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell, të prononcohet qartë mbi këtë situatë, e cila ka përgjegjës dhe përgjegjësi.
s.zaimi
Comments
"...nuk përjashtohet që me
"...nuk përjashtohet që me afrimin e zgjedhjeve në Serbi, Vuçiç të kërkojë të zhvendosë krizën apo temën kryesore, duke kërkuar te tensioni material për të shpallur veten shpëtimtar të kombit."
Nderroji emrin nga Vucic ne Kurti dhe nga Serbi Kosove dhe vlen njelloj argumenti.
Babai i policit thote ra per liri. Keta jane votuesit e Kurtit. Prandaj Kurtit i duhet tensionimi i situates ashtu sikunder edhe Vucicit.
Ke te drejte. Kurti e ka
Ke te drejte. Kurti e ka vrare policin, por i tha Vucicit beje ti.
Kuptim i mjere
Vec nje mendje e perdredhur mund ta shef keshtu situaten: nga inati ose qendrimi ndaj Kurtit, arsyetohet deri ne absurd se cili eshte motivi per kete situate. Se si sillen njerez te armatosur me autoblinda (se jo vec nje kalim i "lehte" i kufirit) prej Serbie, duke e pasur parasysh sherbimet e shumta ne Kosove dhe prezencen e NATOs, vec ti e merr me mend. Perdridhe edhe me teper kete skenar, se pse jo, eshte mire te kete "perspektive te balansuar" ndaj situates, me standarte europiane, etj.
I debuat serbet nga gjithe
I debuat serbet nga gjithe Kosova dhe te pafajshmit u vendosen ne nje qoshe veri.
Kosova u takon atyre po aq sa edhe kosovareve dhe kane te drejte autonome me ose pa deshiren e Kurtit.
Sikur te plase nje lufte te gjithe bashibozuket kurtian jane te paret qe do te ikin e tia mbathin me nxitim. Agravimi i situates i sherben vetem politikaneve qe jane ne pushtet, si gjithmon fshataret votojne "patriotet". Vrasja e policit fuqizon pushtetin e Kurtit qe deri me tani po varferon Kosoven. Sikur 100 polic kosovar te vriten, BE nuk do te ndryshoj kerkesat.
Renditja mungon
Po e pe tregimin "nga fundi", duket se serbet jane debuar ne veri. Kjo edhe mund te ndodhe ne nje film, ku ky veshtrim i jep nje efekt filmit, por rradha kohore dihet se si eshte: me qellimin per nje shtet te te gjithe serbeve, duke perfshire spastrim etnik te shqiptareve, Serbia provoi nje "projekt" ne Kosove. Dhe, meqe po e permend veriun, eshte mire ta kesh parasysh (se kush i mban ne mend/permend gjithe ato masakra e aparteid ne Kosove ....) numrin e shqiptareve qe jane zhvendosur, duke perfshire vrasje, nga veriu edhe pas vendosjes se trupave te NATOs, EULEX-it, etj. (po edhe kete, kush e permend, nuk eshte ne "mode"/"balansuar").
Asnje nuk po thote se Kosova u takon vec nje grupi, dhe nuk e dij se perse po e permend. Gjithashtu, te drejtat e pakicave - e posacerisht te serbeve - ne Kosove jane te nje niveli me te perparuar edhe ne nivel europian. Nese ke ndonje verejtje per kete, beje, po jo me argumente ne tentative te tipit "u takon, s'u takon".
Po te vrasesh polic' ne Kosove, e te prishesh rendin e ligjin tolerohet?! Vec mendja jote analizon perfitimet e Kurtit ne krejt kete. Lere qe Vucic nuk hyn ne pune kete, se c'faj ka ai i shkreti, kur Kurti po ben gjemen me provikime, vrasje, etj. Mjerim per keshtu argumentimi e te menduari!
Add new comment