Problemi janë Borrell dhe Lajçak

Postuar në 12 Shtator, 2023 17:20

14 shtatori do të jetë data e takimit mes presidentit serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Mediat në Kosovë raportojnë se takimi do të ndërmjetësohet nga kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit europian për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, pas takimeve të mëveçme me të dy drejtuesit.

Takimi do të jetë i fokusuar në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale

citohet njoftimi i BE-së.

Zhvillimi në fjalë vjen në kontekstin e një dështimi të diplomacisë europiane dhe dyshes së mësipërme për të zbatuar marrëveshjet e dakordësuara verbalisht. Aq e vërtetë është kjo saqë kryeministri Kurti referoi se Borrell mori përsipër garancinë e zbatimit të marrëveshjes dhe aneksit në emër të presidentit serb që nuk pranoi të firmoste në dokument.

Në këtë kuadër takimi është i destinuar të mbyllet me arritje kozmetike siç është p.sh zhvillimi i zgjedhjeve në komunat serbe në Veri, diçka që është deklaruar prej kohësh. Koha kalon dhe nëse ka një gjë që bëhet e qartë është se dyshja europiane nuk ka më staturën të përmbyllë një marrëveshje reale normalizimi, qoftë edhe duke mbajtur parasysh zhvillimet që pasuan takimin e Ohrit këtë vit. Por edhe qëndrimet krejtësisht të njëanshme me rastin e krizës në Veriun e Kosovës.

Në një plan të brendshëm, takimi megjithatë i shërben edhe Vuçiç, por edhe Kurtit, që mund të dëshmojnë se kanë gatishmëri për të folur, ndërkohë që kryeministri i Kosovës e ka më të lehtë sot të deklarojë se nuk ka ndonjë izolim të posaçëm ndaj vendit të tij edhe pse sanksionet formale politike mbeten në fuqi.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.