Rusia vendos këmbët në Afrikë. Krijohet mekanizëm i përhershëm sigurie mes të dyja palëve

Postuar në 29 Korrik, 2023 14:14

Në përfundim të samitit mes Rusisë dhe vendeve të Afrikës janë publikuar disa vendime që duket se flasin për një orientim strategjik të Kremlinit drejt kontinentit në fjalë.

Konkretisht presidenti rus, Putin ka pranuar se në marrëdhëniet tregtare mes qendrave të zhvilluara dhe vendeve afrikane ka ende reminishenca të kolonializmit. Rusia ka pranuar që të blejë nga vendet afrikane jo lëndë të parë, por produkte të prodhuara në vend. Nga ana tjetër është rënë dakord për krijimin e një mekanizmit të përhershëm siguries Rusi-Afrikë që do të merret me luftën kundër terrorizimit, ekstremizmit dhe sigurinë ushqimore.

Rusia do të vazhdojë të stërvisë personelin ushtarak afrikan, do të përgjigjet me furnizimin me armë dhe mjete. Presidenti rus ka deklaruar se Rusia do të fuqizojë praninë diplomatike në kontinent dhe do të marrë vendime për heqjen e vizave për disa shtetet të Afrikës si dhe të lehtësojë barrën e borxhit të tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.