Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë moderon tonet: Duam koordinim!

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka folur në Pejë mbi nevojën e uljes së tensioneve në veri të Kosovës, duke u kujdesur që të ulë disi tontet edhe me qeverinë e Albin Kurtit.
Do të thosha që SHBA-ja mbetet e përkushtuar siç ka qenë gjithmonë që ta shohë Kosovën duke arritur qëllimet e veta. Ajo që dua të them është se ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike demokratike që zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike. Po bëjmë punë të madhe për këtë. Kjo po ashtu nënkupton që Kosova ta ushtrojë sovranitetin e saj.
Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si Qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangen momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët
citohet ai.
Hovenier bëri bujë javë më parë, kur gjatë shpërthimit të krizës në Veri doli me qëndrime të kundërta ndaj qeverisë Kurti, duke mos kursyer as kërcënimet dhe gjuhën emocionale.
Add new comment