Mbyllet çështja penale, por grupi "Wagner" merr fund

Postuar në 27 Qershor, 2023 12:15

Hetimi penal ndaj Prigozhin është mbyllur. Kështu njoftoi sot Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, cituar nga mediat ruse. Njoftimi ka ardhur një ditë pasi mediat në Rusi, përfshirë agjencinë shtetërore Tass, deklaruan se hetimi do të vazhdonte ndaj kreut të grupit “Wagner”.

FSB ka njoftuar se pjesëmarrësit në revoltë ndaluan veprimet e tyre që synonin kryerjen e krimeve, duke hamendësuar se aktet mbetën në tentativë. Duket se Kremlini po menaxhon politikisht një krizë të cilën e cilësoi si tradhti të lartë. Paralel me vendimet e shërbimit të sigurisë, ka nisur transferimi i armatimit të grupit në dispozitivin e Ministrisë së Mbrojtjes, konform dekretit të lëshuar që parashikon shkrirjen me forcat e armatosura të të gjitha njësive private.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.