Scholz: Unioni Afrikan duhet të jetë pjesë e G20

Postuar në 05 Maj, 2023 15:50

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur publikisht kërkesën e Unionit Afrikan për një vend në grupin e vendeve kryesore ekonomike në botë, G20. Gjatë një takimi me kreun e Komisionit të Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat në Adis Abeba të Etiopisë, Scholz ndër të tjera tha:

Afrika duhet të luajë një rol më të madh në marrëdhënet ndërkombëtare, një rol që i jep drejtësi kontinentit dhe popullsisë së vet në rritje

Qëndrimi i Scholz vjen pas thirrjeve të presidentit të Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa që ka kërkuar përfshirjen e bllokut prej 55 vendesh në G20. Përfshirja e Unionit Afrikan do të shënonte ndër të tjera fundin e një marrëdhënieje të gjatë mes dy botëve të shenjuar nga Kolonializmi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.