Kur do flasësh?!

Ky është Edi Rama. Ai i vërteti që ka një jetë që fshihet pas fjalëve.
Kryeministri i Shqipërisë ka ditë që përflitet në mediat amerikane, emri i tij figuron në një akuzë zyrtare në ShBA për një ish-zyrtar të lartë të FBI-së dhe ai po e kalon në heshtje. Me një deklaratë të thatë që thjesht thotë: do pres hetimet.
Sa raste të tjera ka patur e ky nuk ka lënë radhë të flitet. Sot emri i tij është në qendër, dhe ai për respekt të standardit që pretendon se mban duhet të sqaronte pozitën e tij.
Sigurisht deklarimet e tij do t’i mbajë shënim edhe Departamenti i Drejtësisë në ShBA që ndoshta do të kërkojë informacion nga z. Rama si palë e përfshirë në procesin hetimor, çka patjetër do të shërbente për të zbardhur një çështje që ashtu siç parashtrohet deri më tani cenon interesat e Shqipërisë por edhe të ShBA.
Add new comment