Sinjale lufte, ambasadrori rus largohet nga Estonia: Anglo-saksonët po e armatosin me armë më moderne

Postuar në 24 Janar, 2023 11:45

Ambasadori i Rusisë në Estoni, Vladimir Lipayev, ka deklaruar se Perëndimi, më saktë anglo-saksonët po armatosin vendet balltike me synim krijimin e pararojave të militarizuara përkundrejt Rusisë.

Estonia po armatoset në mënyrë aktive dhe nuk është e qartë se pse. Këtu ata kanë ndërmend të dorëzojnë armët më modern konvencionale që mund të mbajnë në rreze goditjeje Shën Peterburgun. Një sistem mbrojtjës anti-raketor me rreze të mesme po krijohet në Estoni. Pyetja që shtrohet është: Kundër kujt planifikon të shkojë në luftë Estonia?

është shprehur ai në një televizion rus.

Lipayev ka konfirmuar se do të largohet nga vendi më herët sesa 7 shkurti pas kërkesës së Estonisë dhe uljes së nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.