Bisedime të vështira në Beograd

Presidenti i Serbisë Alekandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit me përfaqësusit e Perëndimit se ka patur një diskutim shumë të vështirë. E vetmja gjë që ai ka zbuluar ka qenë fakti se të gjitha palët kanë rënë dakord se konfliktet e ngrira nuk mund të quhen zgjidhje.
Kur ke një konflikt të ngrirë është çështje kohe që individë të papërgjegjshëm do të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkan
është shprehur ai.
Presidenti serb ka shtuar se ia kërkuar pesëshes perëndimore që të ndihmojnë në kapërcimin e sitiatës në Kosovë dhe të krijohet Asosacioni që është detyrim i Prishtinës sipas tij mbi atë që ka firmosur 10 vjet më parë. Nga ana e vet, Miroslav Lajçak ka deklaruar se Presidenti Vuçiç ka dëshuar një qasje të përgjegjshme dhe vullnetin që të marrë vendime të vështira në interes të paqes së Serbisë dhe Europës.
Add new comment