Raportime për përdorim të dronëve "kamikazë" nga Rusia

Mediat në Perëndim po raportojnë se Rusia po përdor dronë kamikazë për të terrorizuar civilët në Ukrainë. Një përdorimësh dhe që shkatërrohen gjatë sulmeve, dronët në fjalë thuhet se e bëjnë inefektive çdo mbrojtje kundërajrore.
Shahed-136 është modeli më i përdorur, 3.5 m i gjatë dhe i prodhuar në Iran, ai transporton 50 kg eksploziv, ecën me shpejtësi 200 km/orë. Ai është ndërtuar në mënyrë shumë të thjeshtë dhe ka nevojë që t’ia përcaktosh paraprakisht objektivin për të vijuar mandej në mënyrë autonome. Ai përdoret për objektiva civile me synimin e qartë të demoralizimit dhe të marrjes kohë, uljes së kostove të operacionit, ndërkohë që Rusia siç paralajmërohet po organizohet për një offensivë të re.
Add new comment