Biden ndërron mendje. Nuk ka Armagedon bërthamor: "Nuk e besoj"

Postuar në 12 Tetor, 2022 13:36

Presidenti amerikan Joe Biden ka ndërruar mendje. Prapë. Në një intervistë për CNN, Biden tha se ai nuk beson se presidenti rus, Vladimir Putin do të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë.

Nuk e besoj. Mendoj se është e papërgjegjshme për Putin të flaës për këtë gjë, kjo ide që lideri i një prej fuqive kryesore të botës të thotë se mund të përdorë armë bërthamore taktike në Ukrainë

është shprehur ai.

Duke qëndruar te kjo çështje, Biden tha se Putin ka kryer krime lufte.

Ai po vepron brutalisht

është shprehur ai.

Pak ditë më parë Biden foli për një “Armagedon bërthamor”, duke iu referuar luftës në Ukrainë, deklarime të cilat provokuan debate të forta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.