Biden flet për Armagedon, Macron flet për tjetër gjë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrja nga Praga që të bëhet kujdes kur flitet publikisht për çështje të tilla si lufta bërthamore. Ai ka marrë shkas nga deklaratat e presidenti amerikan Joe Biden që foli në Samit për mundësinë e një Amegadoni bërthamor për shkak të poshtërimit të Rusisë në Ukrainë, nisur nga fakti se ai “e njeh mirë Putinin”.
Ne duhet të flasim me kujdes kur komentojmë mbi çështje të tilla
citohet Macron.
Kundërthëniet në qëndrimin e dy drejtuesve perëndimorë lidhe me një lloj antagonizmi Brenda vetë Perëndimit mbi mënyrën sesi duhen ndërtuar marrëdhëniet ndërkombëtare në botën e tanishme. Debatet ende embrionale për mbrojtjen europiane janë sinjali se në Europë po mendojnë që të shkëpusin varësinë kryesore nga Europa në mënyrë që edhe vendimmarrja politike për situata kritike si kjo e Ukrainës të jetë realisht e pavarur.
Sot që flasim dëshmojmë se rezistenca ukrainase varet kryesisht nga armët amerikane, në sasi dhe cilësi, çka po krijon gradualisht një zonë të militarizuar ku Europa e nesërme pak akses të vërtetë strategjik do të ketë, ndërkohë që askush nuk di të thotë se çfarë ndodh me një Rusi që humbet tërësisht, tërhiqet dhe eventualisht zhytet në kaos.
Më së pari ky do të jetë një problem europian, që pas 30 vjetësh nga fundi i Luftës së Ftohtë duket se po shpreh një politikë që e sheh SHBA si të vetmen zonë të sigurtë në një botë përherë e më shumë në kaos.
Add new comment