Vuçiç: Po përpiqen ta nxjerrin Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Postuar në 24 Shtator, 2022 14:06

Presidenti serb, Alexander Vuçiç, shprehet i sigurtë se Perëndimi do të përpiqet të përjashtojë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. B92 citon Vuçiç të jetë shprehur se në çdo eventualitet Serbia do të votojë kundër një përpjekjeje të tillë.

Serbia nuk do të votojë për diçka të tillë, për të kufizuar të drejtën e vetos apo përjashtimin e Rusisë. Ne nuk kemi asnjë dilemë këtu. Ata kanë nevojë për shumicë me 2/3-t për këtë gjë. Ata mund edhe t’i referohen faktit se Rusia nuk është pasardhësi ligjor I Bashkimit Sovjetik. Por është neni 108 mendoj, që shoh se po përgatiten ta invokojnë. Do të ishte një shkelje e rëndë e rendit legal ndërkombëtar. Për një ndër ato vendim u duhet Kina. Zoti e di se çfarë mund të bëjnë. Nuk është as larg, as e pamundur. Për ne do të ishte një fatkeqësi. Për shkak të Kosovës dhe Metohisë padyshim

ka thënë Vuçiç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.